Humbën jetën nga asfiksimi brenda në shtëpi, mbërrijnë nga Italia trupat e katër anëtarëve të familjes shqiptare
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit me traget nga Bari trupat e katër anëtarëve të familjes Kola. Familjes Kola do t’i jepet lamtumira e fundit nga familjarë, të afërm e të njohur në fshatin Gryksh i madh. Familjarë i kanë pritur sot trupat e tyre në Durrës për t’i përcjellë drejt fshatit të tyre. Edhe pse kishin emigruar në Itali ata kishin lidhur të ardhmen e ëndrrat e tyre me vendlindjen ku dhe do të prehen. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv