Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, i mituri u paraqit pa shenja jete
spitali i vlores VLORË- Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës, pasi është dërguar pa shenja jete. Burime bëjnë me dije se i mituri ka qenë për një javë me simptoma temperature, të vjella e diarre. Ndërsa familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë deri në Orikum. Prej aty, ambulanca e Orikumit e ka marrë pa shenja jete. Ndërkohë, nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Për këtë arsye prokuroria ka nisur hetimet. Aktualisht po zhvillohen ekzaminime mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës./ZËRI
Burimi:
zeri.ai