Humb jetën gjatë orarit të punës në portin e Triestes shqiptari, u gjet në kabinën e kamionit

Humb jetën gjatë orarit të punës në portin e Triestes shqiptari, u gjet në kabinën e kamionit

Një 59-vjeçar shqiptar i cili punonte si kamionist në Itali, ka ndërruar jetë pasi u ndje keq gjatë orëve të punës. Mediat e huaj raportojnë se 59-vjeçari, është dërguar në Spitalin Cattinara të Tirestes, aty ku ndërroi jetë. Gjithashtu mësohet se viktima ishte ndjerë keq gjatë punës. Më pas disa teknikë të portit të cilët iu afruan për t’i dorëzuar dokumente, e gjetën pa ndjenja brenda kabinës së kamionit. Top Channel