Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilloi një takim prezantues me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri, Niklas Strom, ku u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe projektet që po mbështesin modernizimin e policisë shqiptare. Gjatë takimit, Hita theksoi se synimi i tij është ndërtimi i një Policie të Shtetit më të mirëshkolluar, më të trajnuar dhe më profesionale, e aftë t’u përgjigjet sfidave të sigurisë së kohës. “Vizioni im është për një Polici të Shtetit gjithnjë e më të mirëshkolluar, më të trajnuar dhe më profesionale, për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë së kohës” tha ai. Kreu i Policisë vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë përmes programeve dhe projekteve që po zbatohen në Shqipëri, duke veçuar Programin për Forcimin e...
Burimi:
opinion.al