Hidrovori 20 MLN Euro nuk punon/ Dëme nga uji në Durrës në 1400 shtëpi dhe biznese, banorët: S’kemi asnjë ndihmë!

Hidrovori 20 MLN Euro nuk punon/ Dëme nga uji në Durrës në 1400 shtëpi dhe biznese, banorët: S’kemi asnjë ndihmë!

Pasojat e përmbytjeve në Durrës janë katastrofike. Sipas të dhënave zyrtare, numërohen 953 banesa dhe 337 biznese të përmbytura. Janë evakuuar dhe po qëndrojnë në konvalishencë prej dy ditësh 160 banore. Zonat më të goditura janë ish-Këneta, Shkozeti (lagjja 14), zona e Plazhit, si dhe njësitë administrative Manëz dhe Rrashbull. Banorët e ish-Kënetës rrëfejnë të tronditur se të gjitha orenditë shtëpiake janë nën ujë. Janë detyruar të largojnë fëmijët gjatë natës, ndërsa vetë kanë mbetur të izoluar në katet e sipërme të banesave, pa energji elektrike dhe pa ndihmë nga institucionet. Situata më e rënd është tek blloku i banesave pranë burgut të Durrësit, ku rrugët janë shndërruar në kanale uji. Në këtë zonë, punonjësit e burgut dhe banorët detyrohen të lëvizin me gomone. Përveç...