Hetimet për vjedhjen e tre milionë eurove/ Ndalohen drejtoresha e postës në Durrës, shefja e financës dhe arkëtarja

Hetimet për vjedhjen e tre milionë eurove/ Ndalohen drejtoresha e postës në Durrës, shefja e financës dhe arkëtarja

Ndalohen drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të Postës, prokurori G. Frëngu ka nisur menjëherë veprimet procedurale dhe ka kërkuar mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit ku 3 punonjëset e akuzuara nga Posta Shqiptare për shkelje detyre dhe abuzim ne vlera monetare janë ballafaquar. Prokurori ka vendosur ndalimin e te trijave ndërsa hetimet vazhdojnë.