Hetime gjermane në Shqipëri? Makina e Bundespolizie ‘shëtit’ rrugëve të Tiranës

Hetime gjermane në Shqipëri? Makina e Bundespolizie ‘shëtit’ rrugëve të Tiranës

Një automjet i identifikuar qartë si pjesë e Policisë Federale Gjermane, Bundespolizie është konstatuar këtë të martë në Rrugën “Ukraina e Lirë” në Tiranë. Prania e një mjeti policor të huaj, me targa gjermane dhe shenja zyrtare policore, ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje nga kalimtarët. Sipas praktikës ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, oficerët e huaj nuk kanë kompetenca ekzekutive të pavarura në Shqipëri, bën me dije Top News. Çdo veprim operativ, përfshirë arrestimet, mund të kryhet vetëm nga autoritetet shqiptare, ndërsa oficerët e huaj marrin pjesë si vëzhgues, këshilltarë ose në kuadër të operacioneve të përbashkëta, bazuar në marrëveshje dypalëshe ose programe të BE-së. Bundespolizei është Policia Federale e Gjermanisë dhe nuk është e njëjtë me policinë e landeve. Ajo vepron drejtpërdrejt nën Ministrinë Federale të...