Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë, ku protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë, ndërsa turma brohoriste. Në një deklaratë, ambasadorja tha se respekton të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por e cilësoi grisjen e flamurit si një veprim që nuk i shërben debatit publik dhe dëmton imazhin e Shqipërisë. “Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”, u shpreh Peleg. Ambasadorja falënderoi gjithashtu reagimin e zyrtarit të...
Burimi:
opinion.al