Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”: Analizat rezultuan brenda normave

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”: Analizat rezultuan brenda normave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë të ditur se analizat e kryera pas rastit të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës. Sipas njoftimit zyrtar, AKU kreu marrjen e mostrave për higjienën ambientale dhe pajisjet e punës në ambientet e kuzhinës së Akademisë së Sigurisë në Sauk, si edhe në kuzhinën e Garnizonit të Forcave të Armatosura. Mostrat u analizuan pranë laboratorit të Referencës ISUV dhe rezultatet konfirmuan se kushtet higjieno-sanitare ishin në përputhje me standardet e lejuara. Në vijim të raport-prova-ve të laboratorit, AKU njoftoi se zhvilloi procedurat e inspektimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë. Në përfundim të procedurës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit...