Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë, prokuroria kërkesë AKU-së: A janë bërë kontrolle periodike?
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri publike një ditë më parë të dhënat, duke njoftuar se ka marrë masë administrative ndaj kompanisë Sori Al pas helmimit të 56 studentëve, por rezultatet e kryera në 9 mostra nuk i janë përcjellë ende prokurorisë. Anila Hoxha raporton se grupit të hetimit që po investigon penalisht ngjarjen, nuk i është vendosur ende asnjë e dhënë. Jozyrtarisht, prokuroria konfirmoi për TCH se hetuesit menjëherë pas helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë, i kanë kërkuar AKU raportet e mëparshme të gjurmueshmërisë së ushqimeve dhe produkteve. Ajo që synon të kuptojë prokurori Bledar Valikaj është nëse autoritetet e kanë kontrolluar apo jo ndonjëherë kompaninë e kateringut, nëse i kanë gjykuar ndonjëherë produktet dhe cilat janë masat dhe specialistët kanë konkluduar. Prokuroria...
Burimi:
top-channel.tv