Helmimi i 56 studentëve të Policisë, reagon administratori i Akademisë: Shqetësimi nisi pasi konsumuan drekën, ushqimi vjen i gatshëm

Helmimi i 56 studentëve të Policisë, reagon administratori i Akademisë: Shqetësimi nisi pasi konsumuan drekën, ushqimi vjen i gatshëm

Administratori i Akademisë së Policisë, Milton Nushi, ka reaguar në një intervistë për mediat rreth helmimit të 56 studentëve. “Kanë pasur shqetësime studentët, pas konsumimit të vaktit të drekës. Janë çuar në infermierinë që kemi këtu dhe më pas në QSUT dhe janë kthyer të gjithë shëndoshë e mirë, e tani janë kthyer këtu. Dyshimi është që ka ndodhur pas këtij ushqimi. Kanë një menu ditore për çdo vakt. Ushqimi është i standardeve shumë të mira, mund të ketë pasur ankesa për llojshmërinë, por ushqimi është jashtëzakonisht i mirë. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj problem helmimi deri më sot që flasim. Kemi njoftuar AKU dhe Shëndetin Publik që kanë marrë mostrat, sepse ushqimi këtu vjen në formë kateringu. Ne këtu mbajmë edhe mostrat, kemi...