“Haram qumështi i nënës”/ Shpërthen Berisha në Kuvend: Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni!

“Haram qumështi i nënës”/ Shpërthen Berisha në Kuvend: Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj mazhorancës socialiste dhe kryeministrit Edi Rama për antishqiptarizëm dhe aleancë me Serbinë në këto momente, duke braktisur ëndrrën e shqiptarëve, që është integrimi në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se të gjitha këto lëvizje të fundit politike, largimi nga BE dhe afrimi me Beogradin për Ballkanin e Hapur, nëpërmjet letrës së përbashkët me presidentin Vuçiç, Rama i bën për të mbrojtur vetën dhe “Lubi Ballukun”. Ai e cilësoi kryeministrin si argat i Serbisë që nuk tha asnjë fjalë për gjenocidin serb në Kosovë, por as për ngjarjet atje. “Ky argat i shpifur, kur u vra heroi në Banjskë nga sulmet terroriste, kur e gjithë Europa e dënoi si akt terrorist, foli për një ngjarje tragjike me humbje jete....