Hapet kapitulli i ri/ Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik
Shqipëria dhe Greqia kanë hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin turistik me nënshkrimin e një Marrëveshjeje 5-vjeçare Bashkëpunimi midis Unionit Turistik Shqiptar (ATU) dhe Federatës së Shoqatave të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike të Greqisë (FedHATTA). Marrëveshja ofron një kornizë për shkëmbimin e informacionit dhe ofertave, koordinimin mes institucioneve dhe profesionistëve të turizmit, organizimin e aktiviteteve promovuese dhe vizitave studimore, si dhe krijimin e partneriteteve tregtare. Ajo synon të forcojë lidhjet mes njerëzve, si dhe ato ekonomike mes dy vendeve, duke nxitur flukset turistike dhe promovimin e destinacioneve kryesore të rajonit. Marrëveshja u firmos nga Kryetari i ATU, Rrahman Kasa dhe Presidenti i FedHATTA, Lysandros Tsilidis, në prani të Ambasadores së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, diplomates për çështjet e Diplomacinë Ekonomike, znj. Joana...
Burimi:
sot.com.al