Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot hapjen e aplikimeve për pozicionin e drejtorit e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga kjo detyrë e Ilir Prodës. Në mbështetje të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Punëve të Brendshme shpall thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Aplikanti duhet të plotësojë disa kritere si të mbajë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues; të ketë shtetësi shqiptare; të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; të mos ketë...