“Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike”, Rama për marrëveshjen e gazit me SHBA-në: TEC i Vlorës do të prodhojë vetë energji

“Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike”, Rama për marrëveshjen e gazit me SHBA-në: TEC i Vlorës do të prodhojë vetë energji

Në shënimet e tij javore në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama dha detaje për marrëveshjen e sapo nënshkruar me SHBA-në për gazin e lëngshëm. Rama tha se kjo marrëveshje e ndihmon Shqipërinë drej pavarësisë energjetike. Ai shtoi se Shqipëria do të furnizohet me gaz natyror nga SHBA për një periudhë prej 20 vitesh dhe se nëpërmjet TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik. “Ishte kjo një javë ku hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike. Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me Shtetet...