Hakëruan email-et e SPAK, GJKKO kalon për gjykim dosjen e 3 të pandehurve
rrokaj-gjoni-ismaili TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e 3 të pandehurve që dyshohet se hakëruan të dhënat nga kompjuterët e Prokurorisë së Posaçme. Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Bledar Maksuti, GJKKO do të gjykojë për akuzën grup i strukturuar kriminal ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ish-punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Akuzat e ngritura: Arnold Rrokaj – “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Zambak Gjoni – “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja...
Burimi:
zeri.ai