Hakerimi! SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, i afërm i Agim Ismailit
Dritan Palnika dhe Agim Ismailaj TIRANË-Ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe sekretar në Ministrinë e Bujqësisë, Dritan Palnika është një nga personat e pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për sulmin kibernetik ndaj këtij institucioni. Burime për News24 konfirmojnë se Palnika ka lidhje të afërta familjare me Agim Ismailin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili akuzohet si anëtar i grupit kriminal që dyshohet se qëndron pas hakerimit të SPAK dhe nxjerrjes së materialeve hetimore të lidhura me figura të politikës dhe biznesit. SPAK dyshon se Ismaili materialet e siguruara nga hakerimi ia ka kaluar kushëririt të tij, Dritan Palnika. Palnikaj ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme në vitet 2018-2019, por po ashtu ka pasur edhe rolin e këshilltarit për...
Burimi:
zeri.ai