Hajdutët godasin marketin në Korçë, ia mbathin me 100 mijë lekë

Hajdutët godasin marketin në Korçë, ia mbathin me 100 mijë lekë

Një vjedhje ka ndodhur gjatë natës në lagjen 16 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, autori ose autorët kanë thyer xhamat e një marketi dhe kanë marrë rreth 100 mijë lekë, si edhe produkte të tjera e cigare. Grupi hetimor po këqyr kamerat e sigurisë që mund të ketë në zonë, ndërsa po merren edhe shenja gishtash që mund të çojnë në identifikimin e autorit ose autorëve.