Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë

Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala së bashku me drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Anxhela Paparizo, zhvilluan këtë të enjte një konferencë për shtyp për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në vend. Një nga temat kryesore ishte mungesa e barnave dhe e terapive për pacientët me sëmundje të rënda. Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, u pyet mbi çështjen e korrupsionit brenda spitaleve, ku pacientët ndonjëherë detyrohen të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas. Paparizo tha se nuk është në dijeni për raste të tilla dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim zyrtar pranë strukturave përkatëse për marrje parash nga ana e mjekëve. “Në dijeninë time nuk kam njohur për marrje lekësh, nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse...