Gurë e molotovë drejt policisë gjatë protestës së opozitës, Prokuroria e Tiranës pushon çështjen penale ndaj 6 të miturve
Prokuroria e Tiranës pushon çështjen penale të nisur ndaj 6 prej 7 të miturve të arrestuar pas protestës opozitare të 10 shkurtit para kryeministrisë. Gazetarja Top Channel Anila Hoxha raporton se të rinjtë u prangosën, si pjesë e një grupi personash që hodhën gurë e molotovë drejt kryeministrisë dhe punonjësve të policisë. Pas një vlerësimi psikologjik, sipas të cilit një dënim mund të kishte ndikim negativ në sjelljen e tyre dhe të menduarin në të ardhmen, është vendosur përjashtimi i 6 të miturve nga ndjekja penale. Ata janë paralajmëruar me gojë nga prokurori, sipas nenit përkatës të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, sipas të cilit të miturit i bëhet me dije rëndësia e veprës penale dhe pasojat nëse ajo përsëriten. Për ta është...
Burimi:
top-channel.tv