Gruri do të kushtojë më shumë/ Nafta dhe plehrat kimikë, fermerët: Tregtarët po abuzojnë me rritjen e çmimeve prej luftës
Gruri shqiptarë këtë vit do të kushtojë më tepër, kjo për shkak të kostove të rritura për tokën e bukës. Franc Kaloshi, në Tërbuf të Divjakës në një sipërfaqe toke prej 250 hektarësh toka ka mbjellë kulturën e misrit, grurit dhe jonxhës. Fermeri 34-vjeçar thotë se tregtarët e plehrave kimike në mënyrë artificiale kanë rritur çmimin e plehrave kimike, dhe si argument për shtrenjtimin e tyre tregtarët përdorin luftën në Lindje të Mesme. “Plehrat sivjet kanë marrë një rritje shumë të lartë. Dapi që përdoret shumë si pleh bazik për tokën ka qenë dikur tek 70-75 mijë lekë të vjetra për kuintal ose 700-750 mijë lekë të vjetra për ton, sot është 980-1 mln lekë të vjetra për ton. Urea ka qenë 45 mijë lekë...
Burimi:
top-channel.tv