Grupi parlamentar i PS-së mblidhet të premten nën drejtimin e Ramës, zbardhet axhenda e takimit
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvillon këtë të premte më 24 korrik një mbledhje të zgjeruar nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas axhendës të siguruar nga mediat mbledhja nis në orën 09:30 me fjalën hapëse të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë bilancin e drejtimit të Kuvendit, përfshirë futjen e teknologjisë dhe perspektivën e godinës së re të Parlamentit. Më pas, Taulant Balla do të prezantojë bilancin e drejtimit të grupit parlamentar dhe aktivizimin e deputetëve. Për secilën prej këtyre diskutimet janë parashikuar të zgjasin jo më shumë se dy minuta për secilin folës. Takimi do të mbyllet me fjalën përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama për vitin e parë të mandatit të katërt.
Burimi:
sot.com.al