“Grup i strukturuar kriminal” dhe vepra të tjera penale/ Ekstradohet nga Dubai drejt Shqipërisë Durim Bami, pritet të mbërrijë pasdite (FOTO)
Durim Bami është ekstraduar nga Dubai, teksa sot pasdite pritet të mbërrijë në vendin tonë. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se Durim Bami është Nisur nga Dubai drejt Stambollit fillimisht, teksa më pas do të niset drejt Shqipërisë. Mbi të rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Durim Bami ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarisht, pasi iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”. “Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pritet finalizimi i procedurave të ekstradimit gjatë ditës...
Burimi:
top-channel.tv