Grabitja me armë në një argjendari në Kamëz, shoqërohen disa persona
Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona me precedent të mëparshëm penal në zonën e Kamzës për të cilët po kryen verifikime nëse kanë lidhje me grabitjen e shënuar një ditë më parë në një argjendari. Ditëm e djeshme dy persona të maskuar janë futur në një argjendari në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Njëri prej grabitësve dyshohet se ishte i armatosur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Nga kontrollet dhe shoqërimet e kryera deri më tani autoritetet nuk kanë mundur dot të shkojnë tek emri i autorit, por falë kamerave të sigurisë është mësuar itinerarin e tyre. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv