Grabitja me armë e bankës në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u larguar me… skuter
Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, personi i armatosur është futur brenda në institucion dhe e ka grabitur. Në njoftimin e policisë sqarohet se autori u fut në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë parash. Autori e ka kryer grabitjen me ndihmën e një skuteri, të cili e ka përdorur edhe për të shkuar në bankë, por edhe për t’u larguar pasi mori një shumë parash. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në...
Burimi:
top-channel.tv