Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët vodhën bizhuteri me vlerë 700 mijë lekë
Grabitësit kanë vjedhur 700,000 lekë vjetra nga argjendaria në Kamëz. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se ka përfunduar inventarizimi i argjendarisë së grabitur. Autorët kanë vjedhur bizhuteri flori dhe argjend që kapin vlerën e 7 milionë lekësh të vjetra. Ditëm e djeshme dy persona të maskuar janë futur në një argjendari në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Njëri prej grabitësve dyshohet se ishte i armatosur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Nga kontrollet dhe shoqërimet e kryera deri më tani autoritetet nuk kanë mundur dot të shkojnë tek emri i autorit, por falë kamerave të sigurisë është mësuar itinerarin...
Burimi:
top-channel.tv