Grabiti me armë 3 mln lekë te qendra “Concord”, autori: Kam nënën sëmurë…

Grabiti me armë 3 mln lekë te qendra “Concord”, autori: Kam nënën sëmurë…

Luan Maçi TIRANË-Autori i dyshuar i grabitjes së ndodhur një ditë më parë në një pikë këmbimi valutor, 42-vjeçari Luan Maçi, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve të Komisariatit të Policisë Nr. 4. Maçi ka pretenduar se ishte i detyruar të kryente grabitjen për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të nënës së tij. Nga veprimet hetimore rezulton se Maçi ka hyrë në orët e para të mëngjesit në pikën “Exchange” në qendrën tregtare Concord, në rrugën “5 Maji”. Pasi ka kërcënuar punonjësen me armë zjarri, ai ka arritur të marrë një shumë parash që dyshohet të jetë rreth 3 milionë lekë. Sipas burimeve, 42-vjeçari nuk është i panjohur për organet e rendit, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme. Gjatë...