Grabitet një bankë në Tiranë, autori futet në institucion me armë zjarri

Grabitet një bankë në Tiranë, autori futet në institucion me armë zjarri

Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, personi i armatosur është futur brenda në institucion dhe e ka grabitur. Në njoftimin e policisë sqarohet se autori u fut në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë parash. Raportohet se autori lëvizte në zonë me një skuter. Top Channel