Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori ka marrë paratë nga duart e një personi që po i depozitonte
Një bankë e nivelit të 2 pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ është grabitur mesditën e sotme nga një person ende i paidentifikuar. Ky i fundit hyri në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme, i ka marrë paratë nga duart një personi, i cili sapo i depozitonte. Ende nuk është e qartë shuma e grabitur ndërsa policia po vijon me kontrollet me qëllim kapjen e autorit. “Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e...
Burimi:
sot.com.al