Grabitet me armë dega e FiBank në Tiranë
Një tentativë për grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Autori i dyshuar ka hyrë në bankë i armatosur, ndërkohë që policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë. Mësohet se punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së filalit të FIBank, duke e zënë kështu në kurth. 58-vjeçari ka tentuar të bëjë manovrën e tij, duke qëlluar një herë me armë në dysheme, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar, siç ndodh gjithmonë në institucione të tilla financiare. Më pas ka qenë policia që ka bërë të mundur arrestimin e tij. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka...
Burimi:
kohajone.com