Grabisnin vilat në seri, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë/ Gjatë kontrollit policor gjenden edhe…
Oficerët e karabinierisë së San Lazzaro di Savena në Itali dhe Njësia e Operacioneve, kanë arrestuar 3 të rinj shqiptarë, të akuzuar për grabitje në vila dhe pjesë e një grupi të organizuar ‘skifterësh”. Të ndaluarit janë 22, 23 dhe 33 vjeç, me banim në Provincën e Bolonjës, kurse vepra penale është vjedhje e rëndë në një banesa. Arrestimet u kryen gjatë një operacioni në shpatin e kodrës së Via Montebello, për të hetuar individë të dyshimtë pranë një shtëpie që ishte raportuar në 112–NUE. Duke iu përgjigjur shpejt vendit të ngjarjes, karabinierët kapën autorët e dyshuar ndërsa ata iknin me një makinë. Pasi u informuan për situatën, të tre personat u kontrolluan. Operacionet e kontrollit rezultuan në gjetjen e disa bizhuterive dhe orëve luksoze...
Burimi:
sot.com.al