Grabisnin banesa e dyqane, arrestohen dy hajdutët në Tiranë dhe Krujë
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe Krujë, pasi akuzohen për grabitje. Në Tiranë është arrestuar 46-vjeçari E.M, pasi sipas policisë, dyshohet se ka kryer vjedhje në 2 muajit e fundit. Dyshohet se ai vodhi pajisje me vlerë 6 mijë euro në një dyqan, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në një banesë. Ndërkaq, në Krujë u arrestua një 20-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë kësaj jave, ka tentuar të vjedhë kasafortën në supermarketin e një qendre tregtare, si dhe se ka vjedhur në 2 banesa. “-në kuadër të operacionit “Tracking”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 vunë në pranga shtetasin E. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur gjatë 2 muajve të fundit, pajisje (me vlerë 6000 euro) në një...
Burimi:
gijotina.com