Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve

Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për dy të arrestuarit gjatë operacionit në Vlorë ditën e shtunë. Në burg janë lënë Flodian Plaku dhe  ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi. SPAK arriti të zbulojë se pas 2 atentateve mafioze të ndodhura në Vlorë 5 vite më parë, atë të Gentjan Qarrit dhe Bledar Birçajt, fshihet Inez Hajrulla dhe grupi i tij kriminal, pjesë e të cilit ishin dhe Plaku  dhe Kuçi. SPAK dhe BKH, të mbështetura nga policia e Shtetit dhe policia e Vlorës zbarkuan në zonën e Ujit të Ftohtë me urdhër-arrestin në dorë për Ines Hajrullën dhe grupin e tij kriminal. Mes 8 urdhër-arresteve ishte edhe për Rezart Kuçin, i cili në Vlorë ka shërbyer më herët si shef krimesh....