Goditja e grupeve kriminale ndërkufitare, Skënder Hita takime me homologët dhe zyrtarët britanikë në Kosovë

Goditja e grupeve kriminale ndërkufitare, Skënder Hita takime me homologët dhe zyrtarët britanikë në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zhvilloi takime me drejtues të policive të rajonit dhe zyrtarë britanikë, me fokus luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe grupeve kriminale. Takimet u zhvilluan në kuadër të konferencës mbi rezultatet e Taskforcës së Përbashkët për Migracionin, të mbajtur në Kosovë, ku Hita u takua me homologët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të lartë të agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë diskutimeve me drejtuesit e policive të rajonit, fokusi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit operacional dhe koordinimit ndërkufitar për goditjen e fenomeneve kriminale dhe grupeve të organizuara që veprojnë në disa shtete. Palët ranë dakord për rritjen e reagimit të koordinuar në kohë reale ndaj aktiviteteve kriminale, si...