Goditi me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe kërcënoi 2 persona, arrestohet pas disa orësh kërkimesh i riu në Kavajë
Pamje nga arrestimi TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi kërcënoi dy klientë në një lokal dhe goditi në kokë me qytën e pistoletës pronarin e lokalit. Si pasojë e goditjes 64-vjeçari ka marrë lëndime të lehta. Gjatë tentativës për t’u larguar, 28-vjeçari hodhi armën e zjarrit, e cila u gjet gjatë kontrollit të Policisë dhe u sekuestrua. Policia bën me dije se gjatë aksionit, 28-vjeçari humbi kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe u përplas me trafikndarësen dhe me një automjet tjetër. Më pas, ai braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i aksidentit. I riu u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga Policia. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë morën njoftim, rreth orës 09:40 të ditës së sotme, se një shtetas i armatosur...
Burimi:
zeri.ai