Goditet grupi që shiste armë në Tiranë, 3 persona në pranga, të dënuar më parë për vrasje, plagosje dhe drogë
momenti i arrestimit TIRANË- 3 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, për akuzën e trafikut të armëve. Të tre personat e arrestuar janë me predecentë të mëparshëm për vrasje, plagosje dhe trafik droge. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk. Burime bëjnë me dije për ZËRI se personat e arrestuar janë Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti. Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe një 28-vjeçar me inicialet E.S. NJOFTIMI I POLICISË Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”. Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri. Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal....
Burimi:
zeri.ai