Goditen tre pika këmbimi valutor pa licencë, nën hetim tre pronarë, sekuestrohen dhjetëra mijëra euro

Goditen tre pika këmbimi valutor pa licencë, nën hetim tre pronarë, sekuestrohen dhjetëra mijëra euro

Policia e Tiranës/Vijon zbatimi i planit të posaçëm të masave për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin. Konstatohet se ne 3 subjekte kryhej këmbim valutor, pa licencë.Dje, Policia e Tiranës, në zbatim të këtij plani, goditi dhe 2 raste në këtë fushë. Vihen në hetim 3 pronarët e subjekteve. Sekuestrohen 45 000 euro, 7000 dollarë, 3000 paunde dhe 1 500 000 lekë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan 3 raste të tjera të këmbimit të valutave, nga subjekte të palicencuara për këtë aktivitet. Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku...