Gjyqtarja u denoncua nga PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit ndaj Irena Gjokës

Gjyqtarja u denoncua nga PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit ndaj Irena Gjokës

SPAK kërkon pushimin e hetimit të nisur pas kallëzimeve ndaj Irena Gjokës, gjyqtare e denoncuar nga Partia Demokratike. Prokuroria e Posaçme bën me dije se duke marrë në konsideratë mungesën e njoftimit të rregullt, zhvillimin e gjykimit në mungesë, si dhe kalimin e afateve ligjore të ndjekjes penale, konstatohet se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale për këtë çështje dhe se nuk provohet që magjistratja Irena Gjoka të ketë kryer veprën penale. “Materialet e administruara tregojnë se Irena Gjoka ka qenë subjekt i procedurave administrative dhe gjyqësore në Greqi, pas dy episodeve në kufi, ku është konstatuar përdorimi i dokumenteve të parregullta dhe tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese. Si pasojë, ndaj saj janë marrë masa administrative, përfshirë dëbimin...