Gjyqi për Metën dhe shqiponja në kafaz/ Debate në seancën e dytë të ish-presidentit, gjykata refuzon zbutjen e masës: Nuk është miting
Mes simbolit të shqiponjës dhe numrit 7 që ishte ironi ndaj SPAK për kushtet në kafaz, ish-presidenti Ilir Meta ndaj të cilit rëndojnë tre akuza, e nisi gjyqin duke përshëndetur deputetët dhe mbështetësit qe ishin prezentë. Biseda e Metës me deputetët: Bujar Leskaj: President, si je? Meta: Jam mirë, jam i fortë Flamur Noka: A je mirë? Meta e përshëndet dhe nuk dëgjohet: Akustika, akustika… xhami. Avokatët dhe mbështetësit e Metës kërkuan që procesi të transmetohej drejtpërdrejtë mbasi sipas tyre kjo praktikë ishte ndjekur edhe ndaj armiqve të Enver Hoxhës, por edhe gjatë demokracisë për gjykimet më të rëndësishme. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, gjykata nuk e pranoi kërkesën me arsyetimin se shkelet prezumimi i pafajësisë dhe privatësia e dëshmitarëve. Mbështetësit e ish presidentit pretenduan...
Burimi:
top-channel.tv