Gjyqi i “Toyota Auris”/ Ish-prokurori Aurel Zarka humb edhe postin pas dënimit
Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg pasi rezultoi i përfshirë në dosjen “Toyota Auris”, është shkarkuar nga detyra. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit...
Burimi:
gijotina.com