No Image Available

Gjyqi i themelit për “Partizanin”/ A kanë ushtruar presion Berisha, Malltezi dhe Begeja? Përgjigjet Bamir Topi:

Gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për dosjen “Partizani”, ish-presidenti Bamir Topi ka mohuar të ketë pasur presion apo ndikim nga Sali Berisha, Jamarbër Malltezi apo persona të tjerë të përfshirë në çështje. I pyetur nga Jamarbër Malltezi nëse kishte pasur presion prej tij, Berishës apo personave të tjerë, Topi u përgjigj prerë: “Kurrë, kurrë! Nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi apo presioni të kësaj natyre. Nuk ka dalë ndonjëherë kjo histori. Asnjëherë!”, tha ish-presidenti. Topi shtoi se të njëjtën deklaratë e kishte bërë edhe më herët gjatë komunikimeve me prokurorinë, duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë ndërhyrje apo presion gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Bamir Topi është thirrur për të dëshmuar në këtë proces, ndërsa në sallën e gjyqit janë të pranishëm...