Gjykatat përmbyten nga dosjet, 150 mijë çështje në pritje, deri 12 vite për të marrë drejtësi
Në të gjithë gjykatat e vendit, viti 2025 u mbyll me rreth 150 mijë dosje që presin të shqyrtohen në të trija shkallët e gjykimit. Shifrat që Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka paraqitur në raportin dorëzuar parlamentit, tregojnë situatën e rënduar, ku kaotike duket në Gjykatën e Apelit të përgjithshëm por edhe në Apelin Administrativ. Për të shqyrtuar një kërkesë civile, për një të drejte prone apo edhe pensioni, deri në marrjen e një vendimi nga të treja shkallët e gjyqësorit shqiptarëve i duhet të presin gati 12 vite. Kur pranverën e vitit 2024 (video 20 maj 2024) Këshilli i Lartë gjyqësor (KLGJ) prezantoi strategjinë kombëtare 3 vjeçare për uljen e dosjeve të prapambetura në gjykata, numëroheshin rreth 114 mijë dosje, në të gjitha...
Burimi:
sot.com.al