Gjykata pezulloi nga detyra kreun e IMT, reagon Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë: Nuk ka kryer shpërdorim detyre
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pezullimin e kreut të IMT, Rigers Sheqeri, ka reaguar Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, duke deklaruar se nuk është kryer asnjë shkelje nga ana e tij në lidhje me verifikimet për rastin e caktuar që është inspektuar. Në reagimin zyrtar, IMT deklaron se nga gjithë procedura e kryer nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë lidhur me procedurën inspektuese administrative ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., lidhur me punime ndërtimore të kryera në një kantier në zonën e Saukut, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, është konstatuar ligjshmëria e plotë e ndërhyrjes ndërtimore. Më tej sqarohet se nga përmbajtja e akt-marrëveshjes dhe lejes përkatëse rezulton se punimet konsistojnë në ndërtimin e një muri mbrojtës ndaj zhurmave, në funksion...
Burimi:
top-channel.tv