Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit
Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj i dyshuar për shpërdorim detyre. Edhe pse prokurori i çështjes Edmond Koloshi ka kërkuar lënien në fuqi të arrestit në burg, Gjykata e ka pranuar pjesërisht kërkesën. Gjyqtari Xhevdet Lika ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisē nga arrest në burg në arrest shtëpie. Cerloj u arrestua pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndocit.
Burimi:
kohajone.com