Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut
Trupa prej tetë gjyqtarësh e Gjykata Kushtetuese do të rishqyrtojë në ditët në vijim çështjen e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Seanca e zhvilluar këtë të martë, ku u shqyrtua ankimi i kryeministrit Edi Rama, nuk mjaftoi për të prodhuar një vendim përfundimtar. Trupa gjykuese vendosi të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale dhe çështja do të rikthehet për shqyrtim në një mbledhje të ardhshme. Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes të lartë, pasi vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në veprimet e Këshillit të Mandateve. Ky i fundit kishte shtyrë mbledhjen e planifikuar për të mërkurën, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke pritur më parë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese....
Burimi:
kohajone.com