Gjykata jep sot vendimin për ekzekutorin e Nikulajt! Portugezi: Kam jetuar në heshtje të plotë mbi dy vjet
Ruben Saraiva LEZHË-Gjykata e Lezhës pritet të japë sot vendimin për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023. Më 3 mars Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez. Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Para trupës gjykuese Saraiva ka mohuar sërish përfshirjen në këtë ngjarje, duke deklaruar se është i gatshëm të përballet me drejtësinë shqiptare. Portugezi ka theksuar se në dy vite izolim i është ndaluar çdo kontakt me botën e jashtme, duke përfshirë familjen e tij dhe konsullatën e Portugalisë. "I nderuar trup gjykues, Unë jam...
Burimi:
zeri.ai