Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg përjetë vrasësin e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill 2023. Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se gjykata ka vendosur dënim maksimal për Ruben Saraivën. Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.   Top Channel