Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për liri, rekurs që erdhi pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara që rishikuan praktikën e arrestit dhe kohëzgjatjes së tij. Ishte treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala që vendosën të lënë në fuqi vendimmarrjen e 24 shkurtit të Apelit të GJKKO-së, ku Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë tjetër alternative kundrejt garancisë pasurore, ose masë detyrim paraqitjeje. Përveç këtij rekursi, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë për liri të Veliajt. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me...