“Gjuha ofenduese dhe denigruese e kryeministrit ka arritur degradimin”/ Hasimja: Reagimi i shoqërisë, tregon nivel
Gjuha ofenduese dhe denigruese e kryeministrit ka arritur nivele të reja degradimi, duke u zhvendosur nga etiketimet e kundërshtarëve politikë te fyerjet me natyrë personale apo estetike. Përdorimi i fjalëve si “fashistë”, “rrugaçë”, e deri te komentet e fundit me natyrë mizogjene mbi veshjet e vajzave në rrjetet sociale, ngrenë pikëpyetje të forta mbi qasjen e kreut të qeverisë ndaj hapësirës publike të komunikimit. Politologu Ermal Hasimja ishte i ftuar në nje studio televizive tha se, ky fjalor vjen si një përpjekje e vjetër për të gjetur gjuhën e “popullit të thjeshtë” dhe për të ruajtur mbështetjen e atij kontingjenti shoqëror që voton pa kushte. Megjithatë, protestat e fundit masive kanë vërtetuar se ky stil denigrues nuk është më as në modë dhe as i...
Burimi:
sot.com.al