GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi

GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi

Gentian Qarri, Inez Hajrulla dhe Flodian Plaku TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve në Vlorë, Rezart Kuçin. Sipas SPAK, pas dy atentateve mafioze të ndodhura në Vlorë pesë vite më parë, më 6 shkurt 2021, ku mbetën të vrarë Gentian Qarri dhe Bledar Birçaj, dyshohet se qëndron Inez Hajrulla së bashku me grupin e tij kriminal. Prokuroria e Posaçme ka arritur të zbardhë dinamikën e këtyre ngjarjeve të rënda, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen plotë të rolit të secilit prej të dyshuarve në atentatet që tronditën Vlorën. URDHËR-ARRESTET: Inez Hajrulla (kërkim) Ervis Matodashaj (kërkim) Flodian Plaku (ekzekutuar në burg) Rezart Kuçi (ekzekutuar masa) Hamëz...